
Mbape ka vendosur për të ardhmen e tij?
E ardhmja e Kilian Mbapes mbetet ende një mister i madh. PSZH po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë.
Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe këta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellë në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar.
Nga ana tjetër në Francë nuk kanë më dyshime, Kilian Mbape ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë larg PSZH-së. Ka qenë e përditshmja franceze ”Le Parisen” e cila ka zbuluar se sulmuesi do i japë fund aventurës së tij në PSZH, për t’u zhvendosur në një tjetër kryeqytet, në atë të Spanjës.
Sipas gazetës franceze, Mbape ka vendosur që të bashkohet me Real Madridin dhe për këtë tashmë janë të informuar edhe drejtuesit e PSZH-së.
Mbetet zyrtarizimi i marrëveshjes, pasi akordi përfundimtar me Realin nuk është gjetur ende sa i përket anës financiare.