
Mbape merr çmimin kryesor në “Globe Soccer Awards” në Europë
Në Sardenjë të Italisë u zhvillua ceremonia e “Globe Soccer Awards”, edicioni i parë evropian, teksa fituesit e përzgjedhur për kategoritë kryesore, më pas do të nominohen zyrtarisht edhe për eventin klasik të fundvitit në Dubai.
“Lojtari i Vitit” u shpall Xhud Bellingham i Real Madrid në La Liga, që la pas shokun e tij të skuadrës Vinicius Zhunior. Luçiano Spaleti fitoi çmimin e karrierës si trajner, Mikel Arteta u shpall si trajneri më i mirë në Premier Ligë.
Sakaq, Atalanta u shpall si skuadra surprizë e sezonit, ndërsa Mançester Siti fitoi çmimin si skuadra më e mirë për sezonin që lamë pas. Çabi Alonso i Bajern Leverkuzenit u shpall si trajneri më i mirë i sezonit.
Lamine Xhamal i Barcelonës u shpall si “Lojtari më i mirë U23”, ndërsa çmimin e lojtarit më të mirë e ka fituar Kilian Mbape.