Mbape nuk e pëlqen kushtin e vendosur nga Reali, Liverpulli gati për të shtruar ofertën
Vazhdon të jetë në dyshim të madhe e ardhmja e Kilian Mbappe, edhe pse të gjithë rrugët e dërgojnë në Madrid te Reali. Por nuk duhet nënvlerësuar Liverpuli, klub që është gati t’i plotësojë çdo dëshirë.
“Los Blancos” mbeten në avantazh për të siguruar shërbimet e “yllit” francez në fundin e sezonit, atëherë kur i mbaron kontrata me PSZH-në. Gjithsesi, të lodhur prej vitesh me tentativat për të firmosur me të, te Reali i kanë vënë një kusht. Mbape duhet të marrë vendimin përfundimtar deri në datën 15 janar. Që është edhe afati i fundit kur duhet t’i kthejë përgjigje presidentit Perez nëse do të firmosë me Realin apo jo.
Kusht që nuk i ka pëlqyer aspak 25-vjeçarit sipas raportimeve të francezes “L’Equipe”. Dhe në skenë është rikthyer fuqishëm Liverpulli, me Jurgen Klop dhe tifozët e kuq që ëndërrojnë që Mbape të zbarkojë në “Anfield” gjatë verës.
Mbape ka shënuar 25 gola deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Luis Enrikes. PSZH kryeson Ligue 1 me 5 pikë më shumë se Nica dhe në Ligën e Kampionëve do të sfidojë Real Sosiedadin, për një biletë në çerekfinale.