AA
Reali i Madridit e ktheu në shëtitje ndeshjen me Valencian për javën e 11 të Ligës Spanjolle. Në ‘Santiago Bernabeu’, skuadra e Los Blancos fitoi ndaj kundërshtarëve të saj me rezultatin 4-0 në një ndeshje të dominuar totalisht.
Vetëm 19 minuta priti skuadra e Xabi Alonsos për të marrë avantazhin në këtë ndeshje me Kylian Mbappe që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit të fituar nga Militao. Në minutën e 31 francezi konfirmoi edhe njëherë formën e jashtëzakonshme që po kalon teksa shënoi edhe një gol tjetër duke e cuar rezultatin e ndeshjes në 2-0.
Pak minuta më vonë u akordua një tjetër penallti në favor të Realit të Madridit. Këtë radhë ishte Vinicius ai që mori përsipër ekzekutimin e saj, por braziliani gaboi në gjuajtjen e tij. Megjithatë pak para fundit të pjesës së parë skuadra merenges arriti të gjejë golin e tretë me Jude Bellingham.
Valencia u duk e dorëzuar në këtë përballje, ndërsa në pjesën e dytë ritmi i lojës ishte më e ulët, e megjithatë në castet e fundit Reali i Madridit arriti të shënojë edhe golin e katërt me Carreras për të mbyllur këtë sfidë me fitoren 4-0 duke shkuar në kuotën e 30 pikëve dhe shkëputur për momentin me 8 pikë nga rivalët e Barcelonës
Ardian Hoxha u ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë, Prokurorisë dhe SPAK-ut që të ndërmarrin hapa konkretë për zbardhjen e
Integrimi evropian kërkon reforma të guximshme, institucione të forta dhe partnerë të besueshëm. Greqia vlerësohet si një mbështetëse e rëndësishme
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në forumin e karrierës “NextGen CareerUp 26”, të organizuar nga Instituti