AA
Zoran Koçovski, pronar i “Kouzon”, agjencisë më të famshme për ndërmjetësimin e punës jashtë vendit, tha se çdo vit midis 15 dhe 25 mijë shtetas nga RMV largohen për punë sezonale në vende të tjera.
“Sezonin e kaluar, numri më i madh i shtetasve nga Maqedonia u punësua në Kroaci. Sipas të dhënave tona, mbi 15.680 persona nga Maqedonia u regjistruan si punëtorë sezonalë në këtë vend”, tha Koçovski, për “TV21”.
Ai shpjegon se për Kroacinë ka statistika zyrtare përmes institucioneve të tyre shtetërore, ndërsa për vendet e tjera të dhënat janë vetëm të përafërta.
“Në Greqi, sipas njohurive tona, rreth 1.400 shtetas nga Maqedonia punuan këtë verë, në Bullgari pak më pak se 800, ndërsa në Mal të Zi numri u ul ndjeshëm rreth 350 punëtorë”, thotë Koçovski.
Përveç destinacioneve tradicionale, ai vëren edhe një rritje të punësimit në Belgjikë, Francë dhe vendet skandinave, kryesisht përmes kontratave afatshkurtra ose informale.
“Dalja e fuqisë punëtore nga Maqedonia në industrinë e hotelerisë në Qipro është gjithashtu e dukshme, e cila është një trend i ri. Ka edhe migrim të përhershëm në Maltë dhe pjesërisht në Gjermani dhe Itali”, thotë Koçovski.
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave