
Mbi 20 zjarre në hapësira të hapura, dy më seriozet në “Jasen” dhe Jegunovcë
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar mbi 20 zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave konsiderohen më serioze.
“Zjarri më serioz është ai në ‘Jasen’, por gjithashtu pothuajse humbëm kontrollin e një dege të zjarrit në Jegunovcë, e cila po digjet në një kodër. Zjarri është ende aktiv,” tha Angellov.
Një helikopter policor është angazhuar në operacionet në terren, dhe sipas vlerësimeve të Drejtorisë, zjarri në Jegunovcë pritet të vihet nën kontroll të plotë gjatë ditës së sotme. Flaka Media