
“Mbi 30 vepra penale – Sulm, shantazh e fajde” Prokuroria zbardh detaje nga grupi kriminal pas vrasjes së trefishtë në Gjilan
Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos, shkruan Insajderi.
I dyshuari kryesor për këtë krim të rëndë është Mefail Shkodra, një fajdexhi i rrëzikshëm me të kaluar të rëndë kriminale– kryesisht fajde dhe detyrim. Emri i tij ishte injohur për autoritete, por ishte ende në liri.
Bashkë më të janë duke u kërkuar edhe dy djemtë e tij, Engjëll Shkodra dhe Edison Shkora.
Prokurori i këtij rasti në një konferencë për media ka bërë të ditur se për kapjen e tyre tashmë kanë bërë kërkesa edhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe se kanë njoftuar të gjitha pikat kufitare.
Përveç tjerash, Prokurori i këtij rasti në konferencë për media ka treguar se Mefail Shkodra ka një precedent penal prej më shumë se 30 veprave, përfshirë sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh e detyrim.
“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka treguar Prokurori i rastit.