Mbi 40 autoshkolla në Maqedoni nën dyshime për shoqërim kriminal
Komisioni për vendime për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës njoftoi se në kuadër të punës së vazhdueshme për të përcaktuar shkeljet e mundshme të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka inspektuar disa autoshkolla në territorin e Maqedonisë së Veriut, me çka veprimi i Komisionit ka përfshirë aktivitete që lidhen me mbi 40 autoshkolla.
“Gjatë inspektimit, u gjetën indikacione që tregojnë për mundësinë e sjelljes së koordinuar të autoshkollave – kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë, që paraqet shkelje të mundshme të Nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.
Nga Komisioni thonë se do të vazhdojë me mbledhjen intensive të provave dhe përcaktimin e detajuar të të gjitha fakteve relevante dhe nëse konfirmohet ekzistenca e veprimeve të ndaluara kontraktuale, do të merren masa të përshtatshme në përputhje me Ligjin.
Nga Komisioni thonë se mbeten të përkushtuar për të mbrojtur tregun konkurrues dhe interesat e konsumatorëve.