
Mbi 42 vite angazhim e veprimtari, Nait Hasani tregon arsyet e rikthimit në skenën politike

Nait Hasani, ish-amasadori i Kosovës në Shqipëri, tashmë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9-të shkurtit, ndau detaje nga jeta e tij private e profesionale.
Hasani mes tjerash tregoi edhe arsyet e “rikthimit” në skenën politike.
“Në këtë vit i bëj 42 vite jetë politike, nga 83-ta deri më tash. Aktiviteti ka qenë i ndryshëm në rrethana të kohës, si i ri 18 vjeçar, nëpër burxhe me shok, isha në Lëvizjen Popullore të Kosovës me organizime të ndryshme”, bëri të ditur ai në “Politiko”.