Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa u eliminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, Big Brother VIP Kosova.
Dalja e saj shënoi fundin e një udhëtimi të mbushur me sfida, debate dhe momente të veçanta brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Vetëm një ditë pas eliminimit, Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës.
Ajo u shfaq duke pastruar borën në oborrin e saj, një detaj që tërhoqi vëmendjen duke qenë se e shtuna në kryeqytet ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur bore.
“E lumtur që jam e lirë në shtëpinë time,” shkroi Rovena në mbishkrimin e videos, duke dhënë kështu reagimin e saj të parë pas daljes nga spektakli. Postimi reflektonte qetësi dhe kënaqësi për t’u rikthyer në hapësirën e saj personale, larg presionit të lojës dhe kamerave.
Fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVK, kanë komentuar pozitivisht, duke e përgëzuar për performancën e saj dhe për kthimin në jetën e përditshme.
Rovena, një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare, ka treguar edhe brenda shtëpisë së BBVK se di të përballet me sfida, duke sjellë autenticitet dhe energji.
Në forumin e Haxhibektashit u theksua se qendra
Në deklaratën përfundimtare të forumit të zhvilluar në Haxhibektash të Nevşehirit, u theksua se besimi dhe trashëgimia kulturore bektashiane janë
Kur pritet të vendoset gurthemeli i rrethrotullimit në
Procedura për tenderimin e projektit për rrethrrotullimin në Saraj pritet të nisë brenda dy javëve të ardhshme. Kështu deklaroi kryetari
Virusi i Nilit Perëndimor: Mbi 130 raportime për
Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur janë pranuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër