
Mbrojtësi holandez te Bajern Munihu nga Gallatasarai për 30 mln euro
Sasha Boej kalon te Bajern Munihu. Sipas “Sky Deutschland”, mbrojtësi i djathtë holandez do të largohet menjëherë nga Galatasaray për të fluturuar drejt Bavarisë. Nga kjo marrëveshje në arkat e klubit turk do të shkojë një shumë prej gati 30 milionë euro.
Ky transferim përjashton përfundimisht kalimin në “Allianz Arena” të Kieran Tripierit, i cili ishte objektivi numër një i bavarezëve (Njukasëll refuzoi dy ofertat e bëra për anglezin 33-vjeç).
Problemet më krahun e djathtë të skuadrës bavareze lindën për shkak të angazhimit të Mazraoui në kombëtaren marokene dhe dëmtimit të Sarr.
Transferimi i Boej është gjithashtu një lajm i mirë për Romën. Gallatasaray, në fakt, mund të zëvendësojë holandezin me Zeki Çelik. Shitja e mbrojtësit turk do t’i mundësonte Romës blerjen e Anhelinjos, që luan pikërisht te gjigantët e Stambollit.