Mc Kresha tregon për pajtimin me Ghetto Geasy: Nuk kemi folur për 11 vjet
Reperi i njohur Mc Kresha ka zbuluar detaje interesante nga jeta e tij personale dhe profesionale gjatë një interviste në podcastin “Flet”. Një nga temat e diskutuara ishte konflikti i tij me grupin Babastars dhe veçanërisht me Getoarin.
Mc Kresha pranoi se konflikti mes tyre kishte zgjatur për më shumë se 11 vjet, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe nuk kishin komunikuar aspak. “Me Getin s’kam fol për më shumë se 11 vjet,” tha ai. Megjithatë, takimi i fundit mes tyre shënoi një moment pajtimi. “Edhe kur u takuam kohëve të fundit, po qeshnim. Thash: Aq shumë e kemi marrë seriozisht këtë Beef more vëllai. Jemi hidhëruar, s’kemi fol dhe asnjë lek s’e kemi shfrytëzu.”
Reperi krahasoi situatën me rivalitetet e famshme në industrinë muzikore ndërkombëtare, si ajo mes Kendrick Lamar dhe Drake, duke theksuar se konflikti mes tij dhe Getit nuk kishte marrë një dimension biznesi apo përfitimi ekonomik. “E kemi marrë aq kulturarisht sa s’jemi marrë me të në formë biznesore,” shtoi ai.
Liga e Kampionëve, derbi përballje në Dortmund dhe
Më 9 përballje të reja, do të përmbyllet java e 6-të e edicionit të ri të garave në Ligën e
Mohamed Sallah vendos rekord të ri në Ligën
Mohamed Sallah në vitet e fundit ka qenë protagonisti absolut i Liverpulit me lojën dhe me golat e tij. Një
Jonida Maliqi si asnjëherë më parë, nxjerr gjoksin
Artistja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi është shquar gjithmonë për pamjen e kuruar dhe stilin e veçantë që ka. Ajo