Më 8 shkurt, kombëtarja shqiptare do të mësojë rivalet për Nations League
Edhe pse është e përqendruar te pjesëmarrja në Euro 2024, ku si kundërshtarë në grup janë Spanja, Italia dhe Kroacia, kombëtarja shqiptare do të njohë edhe rivalët në Nations League. Më 8 shkurt 2024, në Paris do të hidhet shorti i edicionit të katërt të turneut.
Prej dy edicioneve, Shqipëria luan në Ligën B, aty ku janë disa prej ekipeve më të forta të kontinentit. Në hedhjen e shortit, kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë përkrah Sllovenisë, Irlandës dhe Malit të Zi. Këto janë skuadrat me të cilat Shqipëria nuk do të përballet. Edicioni 2024-2025 nis me ndeshjen e parë ndërmjet datave 5 dhe 7 shtator dhe mbyllet me ndeshjen e gjashtë, mes 17 dhe 19 nëntorit.
Sipas Federatës së Futbollit, synimi është fitimi i grupit dhe kalimi në Ligën A, aty ku luajnë më të mëdhenjtë e Evropës.