Me armë, detonatorë dhe eksploziv në makinë/ Momenti i arrestimit të shqiptarit në Athinë, 39-vjeçari po rrinte në trotuar dhe… (VIDEO)
Është publikuar momenti i arrestimit të 39-vjeçarit shqiptar Armiol Rrasa ditën e sotme në Athinë, pasi gjatë një kontrolli të mjetit, iu gjetën armë, detonatorë dhe eksploziv.
Në momentin e arrestimit Armiol Rrasa shoqërohej nga partnerja e tij, e cila gjithashtu u vu në prangat e policisë. Siç shihet edhe në video, 39-vjeçari është arrestuar teksa ishte ulur në trotuar në anë të rrugës.
Sipas informacioneve të protothema.gr, 39 vjeçi Armiol Rrasa, i lindur në vitin 1985, rezulton me të kaluar të rëndë kriminale. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008 për akuzën e drogës, por u lirua në vitin 2015.
Βίντεο ντοκουμέντο από τη σύλληψη του 39χρονου Αλβανού στην Σωκράτους – YouTube
Kujtojmë se arrestimi i tij u bë pas një kontrolli të rastësishëm, kur efektivët e policisë ndaluan mjetin në të cilin ai udhëtonte me partneren e tij.
Gjatë kontrollit u gjet e fshehur në një çantë blu një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.
Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e sendeve të sekuestruara. Automjeti me të cilin udhëtonin i përkiste një kompanie leasing.
Të dhënat për të shkuarën e 38-vjeçarit po shkaktojnë shqetësim të madh, pasi duket se ai nuk kishte hequr dorë asnjëherë nga lidhja me botën e krimit.