
“Më erdhi keq”, Shkurte Fejza flet për herë të parë për deklaratën e Shefqet Krasniqit
AA
Shkurte Fejza ka folur për herë të parë lidhur me deklaratën e hoxhë Shefqet Krasniqi, e cila ka thënë se i ka ardhur keq kur është informuar për këtë.
“Kur ka ndodh kjo, me të thënë të drejtën kam qenë në një vikend në Itali e më pas në Bruksel dhe nuk kam ditur gjë, derisa erdhëm në hotel për të pushuar. Pastaj e thirra Hajrushin [bashkëshortin] dhe u informova për këtë; më erdhi keq”, tha Shkurte Fejza në emisionin “Show i së premtes” të Adelina Ismailit.
“Sivjet po e festoj 50-vjetorin e karrierës dhe këto 50 vjet e mia të karrierës sime nuk kanë qenë fushë me lule. Disa herë u morën me mua, por unë kam zgjedhur të mos përgjigjem, unë kam punën time dhe politikën time që e bëjë që 50 vjet me këngët e mia dhe asnjëherë nuk e kam parë të arsyeshme për të reaguar. Me pas qenë këtu, sigurisht as Hajrushi nuk do të reagonte”, potencoi mes tjerash ajo.
Deklarata e hoxhë Krasniqit kishte ngritur shumë reagime nga emra të njohur publike, por edhe nga vetë bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli.
Por, çfarë tha saktësisht hoxha Shefqet Krasniqi saktësisht që nxiti kaq shumë reagime?
Ai javë më parë, bëri një deklaratë për artisten e njohur Shkurte Fejza, ku tha se “nuk është fetare aq sa duhet”.
“Për mua muzika nuk është e pëlqyeshme, Shkurte Fejza i ka tekstet e bukura, por më dhimbset që nuk është fetare aq sa duhet. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur në kombin tonë me qenë edhe fetare, sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë edhe hiq larg se ka”, pati deklaruar Krasniqi.
E përdhunoi vajzën e tij të mitur, rasti
Në Policinë e Kumanovës eshte paraqitur rasti i perdhunimit te vajzes se mitur nga prindi i saj. “Me daten 11.06.2025,
Murtezi: Lehtësimi i kalimit kufitar në Tabanoc shumë
Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa
BDI: Pasojat e deklaratave të kryeministrit nuk do
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk do ta fal