Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit
Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë, -4 gradë Celsius. Në Kodrën e Diellit janë regjistruar -2 gradë, ndërsa në disa qytete të tjera temperatura ka qenë rreth 0 gradë.
Më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli, ku janë matur 5 gradë Celsius.
Shtresa më e madhe e borës është në Kodrën e Diellit, me 62 centimetra. Gjatë 24 orëve të fundit, më shumë reshje ka pasur në Ohër dhe Pretor.
Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite dhe gjatë natës priten reshje shiu, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë, ndërsa në Shkup deri në 14 gradë Celsius.