Me siguri s’e dinit që edhe kjo aktore turke është shqiptare
Su Burcu Yazgı Coskun është aktorja e njohur turke e cila ka interpretuar rolin e Asiye-s në serialin “Për familjen time”. Gjatë një interviste televizive, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani zbuloi se aktorja ka origjinë shqiptare.
Dumani tregoi se aktorja ia kishte thënë vetë këtë gjatë një takimi në shesh-xhirimin e një seriali. Ai shton se nëna e saj është shqiptare, me origjinë nga Prishtina.