
Me urdhër të Izet Mexhitit, shkarkohet drejtori i Alternativës në Çair?! Shpërthejnë pakënaqësitë
Në prag të zgjedhjeve qeveria VMRO-VLEN thuhet se ka shkarkuar një drejtor te Alternativës nga Çairi.
Gjatë këtyre ditëve flitet se është shkarkuar nga posti drejtori i Punë dhe Politikë Sociale në Shkup, kuadër i partisë Alternativa nga Çairi, Hamza Ameti.
Shkarkimi i tij vjen si pasojë e një varg gjoja skandaleve të njëpasnjëshme dhe performancës së dobët që ka treguar gjatë këtyre muajve. Në vend të Ametit në krye të kësaj drejtorie është emëruar Blerina Halimi.
Lidhur me këtë situatë ka shkruar edhe gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski.
Me këtë siç duket po thellohen përçarjet brenda VLEN-it kur dihet se Ameti është kuadër i Alternativës.