
Me VMRO-DPMNE nuk ka drejtësi, thotë Filipçe
“E dëgjoj Mickoskin dje, thotë pas zgjedhjeve do të sillnin drejtësi. Nuk kishte drejtësi për shkak të LSDM-së dhe Filipçes. Mickoski, a je ti ende në opozitë? Çfarë bëre ti për drejtësinë që tani, pas një viti e gjysmë, të flasësh? Çfarë? Përveçse i punësuat në gjyqësor dhe prokurori njerëzit tuaj – kunetër, bashkëshortë të kryetarëve të komunave. Çfarë tjetër keni bërë?”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Shtip.
Filipçe theksoi se pushteti i VMRO-DPMNE-së nuk ka asnjë qëllim të vërtetë për të sjellë reforma në drejtësi, por se LSDM nuk do ta lejojë këtë.
“E vërteta është se ju nuk doni drejtësi, por drejtësinë tuaj, një drejtësi të kontrolluar. Për të mbjellë frikë, për të ushtruar presion dhe për të sunduar me shantazhe. Këtë e doni dhe asgjë tjetër. Por LSDM nuk do ta lejojë. Atyre skenarëve ua dimë fytyrën,” tha Filipçe.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE me vetëdije ikën nga reformat dhe i bllokon të gjitha përpjekjet për përmirësimin e sistemit, dhe për këtë arsye qytetarët nuk mund të presin drejtësi prej tyre.
“Prandaj nuk po zbatoni reforma, prandaj i hodhët ligjet në plehra, prandaj u larguat nga oferta e LSDM-së për t’i bërë reformat së bashku. Me VMRO-DPMNE nuk ka drejtësi,” theksoi Filipçe.
