Mediat, Arteta largohet nga Arsenali në fund të sezonit
Mikel Arteta po mendon të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, sipas mediave spanjolle. Trajneri i Arsenalit ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, por ai mund të vendoset ta prishë atë në fund të sezonit. Sipas mediave në Katalonjë, Arteta ka informuar rrethin e tij të ngushtë se dëshiron të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit.
Dhe besimi është për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me drejtuesit e klubit londinez, ata do ta lejojnë atë të prishë marrëveshjen e tij ekzistuese.
Sipas SPORT, koha e vendimit të tij është krejtësisht e rastësishme dhe nuk ka të bëjë fare me vendimin e Çavi-t, i cili ka lajmëruar gjithashtu se do të largohet nga Barça në fund të sezonit.
Zhoan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka qenë një admirues i madh i Artetas dhe thuhet ai donte ta merrte atë si pasues të Ronald Kumanit në vitin 2021. Megjithatë, në fund u zgjodh Çavi.