Mediat: Çellsi nuk i beson Poketinjos, gati dy zëvëndësimet
Mediat britanike konfirmojnë se drejtuesit e Çellsit do të rishikojnë pozicionin e trajnerit Maurisio Poketinjo në fund të sezonit. Madje klubi është duke punuar për të gjetur edhe një zëvendësues të mundshëm për të ardhmen.
Sezoni i vështirë i “bluve” të Londrës vijoi edhe fundjavën e kaluar, kur ata barazuan ndaj Brentfordit në fundin e lojës. Çellsi mbetet në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes së Premier Ligës.
Klubit do të presë deri në fund të sezonit pronarin Tod Boeli për të vendosur për të ardhmen e Poketinjos. Gjithsesi, klubi ka lëvizur herët dhe dy emra janë në listë: Ruben Amorim i Sportingut dhe Roberto De Zerbi i Brajtonit.