Mediat gjermane, Murinjo mëson gjuhën gjermane për drejtuar bavarezët
Hoze Murinjo pritet të jetë pasues i Tomas Tushellit te Bajern Munihu. Sipas informacioneve të “Bild”-it, portugezi ka nisur të mësojë gjuhën gjermane.
Murinjo do të kishte një motiv edhe më të madh për të marrë frenat e gjigantit bavarez ngase do të arrinte një rekord të madh.
Mou do të bëhet trajneri i parë që ka fituar pesë liga evropiane. Bajern Munihu nuk janë aspak të kënaqur me performancën e Tushellit dhe largimi i tij mund të ndodhë edhe në rast se bavarezët fitojnë Bundesligan./Indeksonline/