Mediat: Lionel Mesi do të luajë në Premier Ligë, Bekami nuk e pengon
Gjigantët e Premier Ligës, Man. Siti raportohet se janë të interesuar të nënshkruajnë me Lionel Messin në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore në merkaton e janarit.
Sipas “Tuttosport”, bashkëpronari i Inter Majamit, Dejvid Bekam gjithashtu nuk do të bllokojë këtë transferim. Man. Siti po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon pas dëmtimit të Rodrit. Së fundmi ata pësuan një humbje 2-1 kundër Aston Villa në Premier Ligë. Pavarësisht se mesfusha e tij është një pikë e dukshme dobësie, Pep Guardiola thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me Lionel Messin në janar për të ndryshuar fatin e skuadrës së tij.
Dyshja patën sukses të madh gjatë kohës së tyre në Barcelonë midis 2008 dhe 2012. Ata fituan 14 trofe, duke përfshirë tre tituj të La Ligas dhe dy të Ligës së Kampionëve.
Lionel Mesi është pushim aktualisht pasi sezoni i MLS ka përfunduar, dhe sezoni 2025 nuk do të rifillojë deri në fund të shkurtit. Asi argjentinas ishte i shkëlqyer sezonin e kaluar për Inter Majamin, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 13 asiste në 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai u zgjodh gjithashtu MVP i sezonit të rregullt MLS pasi udhëhoqi ekipin drejt titullit të Supporters’ Shield 2024.