Mediat mësojnë ofertën e Milanit për Alvaro Morata-n
Alvaro Morata është objektivi kryesor i Milanit për sulmin dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë i kanë ofruar kapitenit të Spanjës një kontratë prej katër milionë eurosh në vit. Milani është jashtë garës për të transferuar Xhoshua Zirkzeen dhe Morata është bërë objektivi kryesor për të forcuar sulmin.
Zlatan Ibrahimovic tha gjatë një konference për shtyp të hënën se Milani e kishte identifikuar “Mister X” si prioritetin e tyre dhe “Gazzetta” konfirmon se objektivi jo aq misterioz i Milanit është Morata. Milani i ka ofruar spanjollit një kontratë trevjeçare me vlerë prej katër milionë euro në sezon.
Morata ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Atletiko Madridin, por marrëveshja përfshin një klauzolë lirimi prej 13 milionë eurosh, të cilën Milani është i gatshëm ta aktivizojë. Si Ibrahimoviçi, ashtu edhe trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseka, thanë të hënën se kishin besim se sulmuesi i ri së shpejti do të transferohej në “San Siro”, por ata nuk e përmendën drejtpërdrejt emrin e Morata-s.
Në të njëjtën kohë, Morata tha në një intervistë të fundit me “El Mundo” se ai është më i lumtur jashtë Spanjës, duke sugjeruar se koha e tij me Atletiko Madrid mund të përfundojë pas Euro 2024.