Mediat spanjoll, Kiez më afër Barcelonës së sa klubeve nga Milano
Sipas asaj që u zbulua nga shtypi spanjoll, Federiko Kieza mund të jetë alternativa më e mirë e Barcelonës për të forcuar krahun e majtë, duke pasur parasysh kontraktimin e vështirë të Niko Uiliams. Lojtari i kombëtares italiane dëshiron të mbetet i lirë për të nënshkruar me këdo qysh në janar. Përkundrazi, Juventusi dëshiron ta shesë menjëherë 26-vjeçarin diku tjetër dhe të shmangë forcimin e rivalëve të tij të drejtpërdrejtë (Milanin dhe Interin).
Për këtë arsye, edhe nga ana e drejtuesve “bardhezinj”, Barcelona shihet destinacion perfekt. Edhe vetë ish-sulmuesi i Fiorentinës do të joshej për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe futbollin spanjoll.
Kushtet, sqaron “Sport”, duken të favorshme për të dyja palët, por Barça nuk do ta ketë me nxitim. Përpara se të bëjë një blerje të re do të duhet të regjistrojë në La Liga, Dani Olmo dhe të shesë Lengle e Vitor Roke.