Mediat spekullojnë për një martesë të fshehtë mes Ronaldos e Xhorxhinës
Kristiano Ronaldo i ishte referuar si “partnerja ime” gjithmonë Xheorxhina Rodriguezit. Por, së fundmi, ylli portugez po i referohet bukuroshes argjentinase me nënshtetësi spanjolle si “gruaja”.
Gjithashtu, kohëve të fundit bie në sy se ylli portugez dhe partnerja e tij e mbajnë nga një unazë në dorë. Klipi po shkakton shumë emocione te fansat. Shumë spekullojnë në komente se superylli i klubit saudit Al-Nassr dhe modelja spanjolle-argjentinase u martuan fshehurazi.
Nuk është hera e parë që kampioni i Europës 2016 i referohet partneres së tij si grua. Tre javë më parë, Ronaldo foli për Xheorxhinan nga një sallë fitnesi. “Kur nuk shkoj në palestër, më pëlqen të stërvitem në shtëpi me gruan time. Unë mund ta shtyj atë dhe ajo mund të më shtyjë mua”, tha futbollisti.
“Në këtë pikë, nuk e di nëse Kristiano është i martuar me Xhorxhinan apo jo”, citoi revista “People” të thoshte një zëdhënës i superyllit. Kjo e fundit gjithashtu i ishte referuar Ronaldos si “burri” i saj në serialin e saj në Netflix, i titulluar si “I am Georgina” (sezoni 3 është planifikuar të dalë këtë vit).