Mehdi Taremi zgjedh të transferohet tek Interi në muajin qershor
“Gazzetta dello Sport” raporton se Mehdi Taremi ka zgjedhur t’i bashkohet Interit në qershor si një transferim me parametra zero. Siç raporton gazeta italiane, iraniani ka refuzuar disa oferta të fryra nga Arabia Saudite, por edhe nga Turqia, ndërsa në qershor pritet të zë vendin e Alexis Sanchez në skuadër.
3 milionë euro në sezon për 3 vite kontratë dhe një bonus në momentin e nënshkrimit priten të jenë kushtet personale për të cilat Taremi dhe Inter kanë arritur marrëveshjen.
Ndër të tjera, Taremi i ka bërë me dije Interit se do të nisë procedurat për nënshtetësinë portugeze sapo të jetë e mundur duke mos u llogaritur kështu si transferim ekstra-komunitar.