MekLaren apelon vendimin e komisarëve, paraqesin elemente shtesë
Teksa në Meksikë do të nisin sot provat e lira të vlefshme për garën e radhës në Formula 1, skuadra MekLarenit ka kërkuar të drejtën për të rishikuar dënimin prej pesë sekondash të vendosur ndaj Lando Norris në fundin e garës së Ostin të SHBA-s.
Britaniku u penalizua për parakalimin ndaj Maks Verstapeni në kthesën 12-të, duke dalë nga pista. Penalizimi i hoqi podiumin Norisit, që përfundoi në vendin e katërt, ndërsa i treti u klasifikua kampioni i botës në fuqi me “Red Bull”.
Në dokumentin në të cilin komisarët shpjeguan pse u sanksionua Norris, nënvizohej se holandezi ishte përpara në momentin e kthesës dhe ky ishte elementi vendimtar për të përcaktuar nëse Norris kishte përfituar nga dalja jashtë piste apo jo.
Gjithsesi, MekLaren pretendon se ka një element të ri të rëndësishëm që është në gjendje të rihapë çështjen, por do të jetë FIA ajo që do të vendosë. Nëse është kështu, dënimi prej pesë sekondash mund të rishikohet në një seancë të dytë.
Fillimisht duhet të presim vendimin për hapin e parë, nëse elementi i MekLaren është mjaft i rëndësishëm. Në lojë janë 6 pikë në kampionatin botëror të pilotëve dhe po aq në kampionatin e konstruktorëve.
Nëse Norris do të kthehej në vendin e tretë, avantazhi i Verstappen do të ishte 51 dhe jo 57 pikë, ndërsa MekLaren do të shkonte në +46 në renditjen e konstruktorëve në vend të +40 (dhe +52 ndaj Ferrarit).