MekLaren zbulon makinën e re, objektivi është një vend në podium
Makina britanike “MekLaren” është e para që ka treguar se si do të jetë njëvendëshja e saj për sezonin 2024 të Formula 1. Kjo makinë do të pilotohet nga Lando Norris dhe Oskar Piastri. Në pritje që pista të tregojë forcën reale të makinës “MekLarenit”, drejtuesit e saj komentojnë pritshmëritë për vitin 2024.
“Kjo është makina jonë, një dizenjo fantastike dhe mezi presim ta shohim në pistë përgjatë këtij sezoni”, tha Zak Broën, drejtori sportiv i McLaren.
“Vjet e nisëm jo mirë kampionatin, por gradualisht u rritëm ndjeshëm dhe duam që këtë ritëm ta vazhdojmë edhe këtë sezon. Vjet hodhëm bazat e ndërtimit të makinës së këtij sezoni”, tha Braun.
Makina e re “Meklaren”-it do të quhet “MCL38” dhe do të prezantohet zyrtarisht për mediat më 14 shkurt dhe më pas do të marrë pjesë në testet që do të zhvillohen në Bahrein më 21-23 shkurt. Po në këtë pistë do të zhvillohet edhe gara e parë sezonale e Formula 1.