
Meksiko për herë të parë fiton Ligën e Kombeve në “CONCACAF”
Kombëtarja e Meksikos në futbollit fitoi trofeun e Ligës së Kombeve të “CONCACAF”-it, pasi që në finale e madhe, mposhti Panamanë me 2-1. Meksikanët fituan këtë kompeticion të ri të Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore, për herë të parë, pasi vetëm ekipi i Shteteve të Bashkuara e kishte ngritur trofeun, në tre edicionet e mëparshme.
Rezultati në ndeshjen e luajtur në “SoFi Stadium” në Ingëllvud të Kalifornisë u hap nga Raul Himenez, i cili shënoi me kokë në minutën e tetë pas një krosimi të Alvarados. Në fund të pjesës së parë, Panama fiton penallti dhe Adalberto Karraskuilla, nuk gabon dhe barazon shifrat në 1-1.
Meksiko ishte absolutisht dominues në pjesën e dytë. Megjithatë, rrjetat qëndruan të paprekura për një kohë të gjatë dhe goli i vetëm në pjesën e dytë erdhi në kohën e ndalimit.
Pas një loje me dorë, Meksikës iu dha një penallti, ndërsa Raul Himenez mori përgjegjësinë dhe shënoi për 2-1, për të siguruar fitoren dhe një trofe për kombin e tij.