
Mendi Qyra prezanton ekipin drejtues të fushatës zgjedhore në Strugë
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka shpallur sot zyrtarisht përbërjen e kryesisë së shtabit të tij zgjedhor.
Sipas vendimit të marrë, përbërja është si vijon:
Kryetar i Shtabit: Jetmir Ziba
Nënkryetarë të Shtabit: Resul Çollaku dhe Adem Nuroski
“Dr. Ziba, bashkë me dy nënkryetarët, do t’i prijë ekipit tim drejt fitores më 19 tetor, me një vizion të qartë menaxherial për katër vitet e ardhshme,” u shpreh Qyra.
Kryesia e shtabit do të ketë përgjegjësinë e organizimit dhe koordinimit të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, duke garantuar një fushatë transparente, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.
Qyra theksoi se ky ekip përfaqëson seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin ai hyn në garë, me synimin për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm për qytetin e Strugës.