AA
Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, ka përcjellë një mesazh në prag të mbylljes së fushates së zgjedhjeve lokale, duke theksuar se ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë një fushatë e zakonshme, por një lëvizje për përgjegjësi, bashkëpunim dhe zhvillim.
“Kjo nuk ishte një fushatë, por një lëvizje për përgjegjësi, bashkëpunim dhe zhvillim. Të dielën, zgjidhni punën, zhvillimin dhe të ardhmen”, ka deklaruar Qyra.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 2 nëntor të votojnë për një Strugë funksionale, të gjelbër dhe moderne, duke theksuar se ndryshimi është i mundur vetëm përmes përkushtimit dhe vullnetit qytetar.
“Rrethoni numrin 133 për një Strugë që punon, që zhvillohet dhe që ecën përpara”, ka përfunduar kandidati i pavarur Mendi Qyra.(INA)
Video KËTU
Ditëve të fundit po shohim se sa është me rëndësi të gjitha 32 shtetet aleate, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut
Ish-pehlivani nga Saraji, Refet Pajaziti, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme. Sipas
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin