AA
Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, ka përcjellë një mesazh në prag të mbylljes së fushates së zgjedhjeve lokale, duke theksuar se ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë një fushatë e zakonshme, por një lëvizje për përgjegjësi, bashkëpunim dhe zhvillim.
“Kjo nuk ishte një fushatë, por një lëvizje për përgjegjësi, bashkëpunim dhe zhvillim. Të dielën, zgjidhni punën, zhvillimin dhe të ardhmen”, ka deklaruar Qyra.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 2 nëntor të votojnë për një Strugë funksionale, të gjelbër dhe moderne, duke theksuar se ndryshimi është i mundur vetëm përmes përkushtimit dhe vullnetit qytetar.
“Rrethoni numrin 133 për një Strugë që punon, që zhvillohet dhe që ecën përpara”, ka përfunduar kandidati i pavarur Mendi Qyra.(INA)
Video KËTU
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë zhvilluar një
Stojano Radiçevski do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së që, në rast