
Mercedes dhe Xhorxh Rasëll, nisen para Verstapenit dhe Norisit
Për herë të parë në këtë sezon të Formula 1, një makinë “Mercedes” ka fituar pole position në provat zyrtare. “Mercedesi” dhe Xhorxh Rasëll vendosën pole position në garën për Çmimin e madh të Kanada-s, në një sesion impresionues nga britaniku, që mundi kampionin në fuqi, pavarësisht se Maks Vershtapen përsëriti të njëjtën kohë.
Në Montreal ndodhi diçka e pazakontë. Xhorxh Rasëll dhe Maks Vershtapen kanë përshkruar për të njëjtën kohë xhiron e tyre të shpejtë të sesionit të tretë të provave zyrtare, 1:12:00. Por sot nga vendi i parë do të niset piloti i Mercedesit, pasi kreu xhiron e tij më të shpejtë përpara holandezit.
Rregullorja e Formulës 1 i lejoi kështu Rasëllit të fitojë “pole position” e dytë në karrierë plot 679 ditë nga i pari, në Çmimin e Madh të Hungarisë në 2022-in.
Vendi i tretë për pilotin e MekLaren, Lando Norris. Zhgënjim për Ferrarin, teksa Sharll Leklerk dhe Karlos Sainz do të nisen nga vendet 11 dhe 12.