
Mercedesi pa Hamiltonin, Volf: Duam të realizojmë ëndrrat me Xhorxhin e Kimin
Nga 17 marsi 2013 deri më 16 mars 2025, pothuajse 12 vjet pas garës së parë të Luis Hamiltonit me “Shigjetat e Argjendta” për Mercedes, fillon një epokë të re në Formula 1 pa superyllin anglez. Shtatë herë kampioni i botës tani vesh kostumin e Ferrari, ndaj për makinën gjermane fillon një epokë e re.
I këtij mendimi është shefi i Mercedesit, Toto Volf, që në krah të Xhorxh Rasell tashmë ka 18-vjeçarin italian Kimi Antonelli. Për herë të parë anglezi do ta gjejë veten në rolin e “veteranit”, ndërsa italiani është i ri dhe i talentuar, por duhet të dëshmojë që nga kjo fundjavë në pistën australiane.
“Në Australi ne do të shkruajmë rreshtat e parë të kapitullit tonë të ardhshëm. Vitet e ardhshme do të përpiqemi të vendosim standarde të reja dhe të realizojmë ëndrra të reja. Kjo do të na përfshijë të gjithëve, nga pilotët te mekanikët, të gjithë në Brackley dhe Brixworth dhe natyrisht fansat tanë”, tha Volf.
“Me Xhorxh dhe Kimin, dy talentë të rritur në shtëpi nga programi ynë i të rinjve, ne kemi një linjë të fortë pilotësh që ndërthur përvojën, rininë dhe shpejtësinë. Kjo është një dyshe emocionuese që do të na çojë në epokën tonë të ardhshme. Këtë fundjavë do të kemi një pasqyrë më të qartë për këtë”, shtoi Toto Volf.
Duke folur për rivalët, Volf lavdëroi kunkutrencën.
“Rivalët tanë e përfunduan sezonin 2024 në një nivel të lartë dhe e dimë se Ferrari, Red Bull dhe McLaren në veçanti duhet të kenë një avantazh të hershëm ndaj performancës sonë. Jemi të kënaqur me punën e bërë jashtë sezonit dhe testet në Bahrein”.