
Mes sakrificës dhe një vendi në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve
Ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve mes Barcelonës dhe Benfikës në 1/8 e finaleve është planifikuar të zhvillohet më herët se zakonisht. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt te klubet, gjë që do t’i detyrojë ata të kenë kujdes të veçantë për lojtarët që respektojnë Ramazanin gjatë këtyre ditëve.
Vetëm shtatë minuta pas fillimit të ndeshjes, në orën 18:52, në Barcelonë pritet të bjerë rrezja e fundit e diellit dhe vetëm nga ajo kohë disa lojtarë do të mund të prishin agjërimin. Janë pesë lojtarë nga të dyja ekipet që agjërojnë.
Nga Barcelona janë Lamin Jamal dhe Ansu Fati, të cilët agjërojnë, ndërsa nga Benfika janë tre lojtarë që agjërojnë, Kokçu, Akturkoglu dhe Amduni.
Në ndeshjen e parë në Lisbonë, kjo ndërmarrje nuk ishte e nevojshme për klubet, pasi filloi më vonë në mbrëmje (në 20:00 në Lisbonë, një orë më shumë në Barcelonë) kur lojtarët dolën për nxehmje dhe tashmë kishin marrë ushqim.