
Mesfushori me origjinë shqiptare “çmend” rivalët e përjetshëm
Ardon Jashari ishte protagonist me Klub Brizh në fitoren 1-3 ndaj Serkëll Brizh në kampionatin belg. Mesfushori me origjinë shqiptare dhuroi asist, duke ndihmuar ekipin për marrjen e 3 pikëve. Jashari dha asist te goli i parë në minutën e 26-të, i realizuar nga Hans Vanaken.
Por pas përfundimit të sfidës, Ardoni mori një flamur të ekipit të tij dhe shkoi në mesin e fushës së stadiumit të rivalëve të tij, ku edhe e vendosi atë, si shenjë që ata e sundojnë qytetin.
Futbollistëve të ekipit vendas nuk iu pëlqeu ky veprim dhe reaguan duke sulmuar Jasharin.
😳 | Les choses se sont envenimées lorsque le Club Brugge a tenté de planter son drapeau. ⛳️💥 #CERCLU pic.twitter.com/N2N1ngWoWL
— DAZN Belgique (@DAZN_BEFR) March 9, 2025
22-vjeçari po luan sezonin e parë në Belgjikë, teksa më herët është aktivizuar te Luzern në Zvicër, në disa edicione.