Mësohen 3 kandidatët për të gjykuar finalen e madhe në “EURO 2024”
Spanja, Franca, Anglia dhe Holanda janë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Europianit. Njëra prej këtyre do të ketë mundësinë të ngrejë lart trofeun e lavdishëm më 14 korrik në stadiumin “Olimpik” të Berlinit.
“La Repubblica” shkruan se UEFA po shqyrton 3 emra për të arbitruar finalen e madhe.
Bëhet fjalë për Mikel Olivier, Simon Marçiniak dhe Daniele Orsato.
Duket se anglezi Antoni Tejlor nuk është pjesë e listës për shkak të polemikave në ndeshjen Spanjë-Gjermani.