Mësohen arsyet e dështimit të transfermit të Sensit te Lester Siti
Transferimi i Stefano Sensit nga Interi tek Lester Siti dështoi në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit. Sensi kishte udhëtuar për në Angli në orët e fundit të së enjtes, duke menduar se do të përfundonte një transferim të përhershëm te Lester Siti, duke iu bashkuar bashkatdhetarit të tij Enzo Mareska.
Sensi nuk ishte stërvitur me shokët e tij të Interit përpara udhëtimit të tij në Angli, por transferimi i tij në stadiumin “King Poëer” nuk u konkretizua. Sipas një raporti nga “Gazzetta dello Sport”, i gjithë faji është te Lester Sitit. pasi skuadra angleze u përpoq të ndryshonte kushtet e marrëveshjes disa herë gjatë afatit kalimtar të janarit dhe kryesisht në ditën e fundit të afatit.
Raportohet se Lester Siti fillimisht kishte ofruar 500,000 euro, plus 2 milion euro bonus nëse do të kishte arritur promovimin në Premier Ligë këtë sezon. Interi e pranoi ofertën, por klubi anglez nuk i dërgoi kurrë një pjesë të dokumenteve të nënshkruara. Interi ra dakord të dërgonte Sensin në një transferim falas në ditën e fundit, por marrëveshja do të vinte me 2.5 milionë euro shtesë, në varësi të promovimit të Lester Sitit në Premier Ligë.
“Drejtorët e Interit, Marotta, Ausilio dhe Baçin e bënë këtë për të ndihmuar klubin anglez që po merret me kontrolle të rrepta financiare nga liga”, shkroi gazetari Andrea Ramoazzotti.
Sipas raportit, çështjet e FFP-së dhe leja e punës kontribuan në transferimin e dështuar të Sensi-t, por në fund jo të gjithë në Lester Siti ishin të bindur për nënshkrimin e Sensit, ndryshe nga trajneri i tyre Mareska, i cili kishte shtyrë të ribashkohej me bashkatdhetarin e tij.
Sensi tani është kthyer në Inter dhe do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij në qershor.