
Mësohen dyshet dhe datat e gjysmëfinales në Ligën e Kombeve
Pas ruletës së penalltive, janë përcaktuar edhe dy çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Gjermania do të përballet me Portugalinë. “Panzerat” eliminuan Italinë në fazën paraardhëse, ndërkohë që kombëtarja luzitane, ia doli në kohën shtesë ndaj Danimarkës.
Një duel tjetër spektakolar, do të jetë edhe ai mes Spanjës dhe Francës.
Të dy këto kombëtare, arritën të siguronin një “biletë” kualifikimit pas ekzekutimit të penalltive, duke eliminuar Holandën dhe Kroacinë.
Dueli i parë Gjermani-Portugali do të luhet më 4 qershor, ndërsa Spanjë-Francë, një ditë më vonë, më 5 qershor.