
Mësohen ekipet e para të “All Star 2025”, Lebron vazhdon me rekorde
Më 16 shkurt, në “Chase Arena” të San Francisco, shtëpia e Golden Stejt Uarriors, do të luhet finalja e madhe e “All Star Game” në basketboll. Pas një votimi të gjatë janë përcaktuar lojtarët titullarë të dy Konferencave si dhe trajnerët. Konferenca e Lindjes do të drejtohet nga trajneri i Klivlendit, Keni Atkinson, ndërsa ajo e Perëndimit do të drejtohet nga trajneri i Oklahomës, Mark Deinjo.
Ky është edicioni i 74-t i këtij eventi magjik të basketbollit amerikan. Për LeBron James kjo është pjesëmarrja nr.21 në këtë event, duke thelluar edhe më tej këtë rekord absolut.
Formacionet titullare
Konferenca e Lindjes: Jalen Brunson (New York), Donovan Mitchell (Cleveland), Jayson Tatum (Boston), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), Karl-Anthony Towns (New York).
Konferenca e Perëndimit: Alexander Shai (Oklahoma), Stephen Curry (Golden State), LeBron James (Lakers), Kevin Durant (Phoenix), Nikola Jokic (Denver).