
Mësohen kundërshtarët potencial të Kosovës në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës për herë të parë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi që në fazën e play-offit e mposhti në dy ndeshje Islandën me 3-1 dhe 2-1.
Pas përfundimit të ndeshjes, janë mësuar menjëherë edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës.
“Dardanët” pritet të jenë të vazon e katërt, ku do të “ik” përballjeve të shteteve si: Suedisë, Irlandës së Veriut dhe Maqedonisë së Veriut.
Kështu kundërshtarët e mundëshëm të Kosovës nga vazo 1, 2 dhe 3, janë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izreali, Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania, Austria, Ukraina dhe Zvicra.