
Mësohen skuadrat dhe vazot për sfidat në Ligën Evropa
Mësohen 16 skuadrat e kualifikuara në Ligën Evropa, ndërsa në garë hyjnë edhe Liverpulli me të pamposhturit e Çabi Alonsos, skuadrën e Bajer Leverkuzenit dhe Milanin që rrezikon short ferri.
Ata do të vendosen në vazon e parë të shortit dhe mes tyre ka emra shumë të njohur si anglezët e Liverpul, Uest Hem e Brajton, apo skuadra që po mahnit këtë sezon në Bundesligë, Bajer Leverkuseni i pamposhtur i Çabi Alonsos.
Në shortin që hidhet këtë të premte në orën 12:00, rregullorja parashikon që të mos ketë përballje mes ekipeve të të njëjtit shtet. Ndeshjet e turit tjetër do të luhen më datat 7 dhe 14 mars.
VAZO 1
Uest Hem, Brajton. Rejnxhërs, Atalanta, Liverpul, Vijareal, Slavia Pragë, Bajer Leverkusen
VAZO 2
Milan, Benfika, Frajburg, Karabak, Sporting Lisbonë, Sparta Pragë, Marsejë, Roma.