Mësohet emri i arbitrit që do të drejtojë sfidën në “Signal Iduna Park”
Është mësuar se kush do të referojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Dortmundit dhe Barcelonës. Bëhet fjalë për francezin Fransoa Letesie, i cili do të referojë për herë të tretë në Ligën e Kampionëve.
Francezi, ishte përfshirë në ndeshjet RB Leipzig-Juventus dhe në atë mes Liverpullit dhe Real Madridit. Kujtojmë se ndeshja mes Dortmundit dhe Barcelonës do të zhvillohet në “Signal Iduna Park”, të mërkurën në orën 21:00./IndeksOnline/