
Mësohet paga vjetore e Kontes, nëse firmos me Napolin
Sipas asaj që raporton gazeta “La Repubblica”, tymi i bardhë është çështje orësh dhe jemi vetëm një hap larg mbylljes së marrëveshjes mes ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit, Antonio Kontes dhe klubit napolitan. Përcaktues ka qenë kontakti i fundit që ka ndodhur paraditen e djeshme mes vetë Konte-s dhe drejtorit të ri sportiv Mana.
Gjatë takimit në fjalë u arrit një marrëveshje totale në nivel ekonomik dhe më gjerë me pagën që duhet të jetë rreth 9 milionë euro, plus 1, në rast të një titulli dhe gjithashtu do të kishte unitet për stafin teknik të trajnerit. Tashmë mungojnë detajet e fundit dhe mbi të gjitha hapi përfundimtar: nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi i saj.
Përveç kërkesave ekonomike, duket se Konte ka bërë edhe një liste me lojtarët e nevojshëm për projektin e tij. Mund të rikthehet Kim në huazim dhe do të duhet një mesfushor ndërtues, teksa me kalimin e orëve bëhet gjithmonë e më i mundshëm ribashkimi me Romelu Lukakun.
Këtij të fundit i ka përfunduar huazimi te Roma dhe është kthyer te Çellsi që mund të shohë me sy të mirë një shitje të belgut te Napoli.