![Mësohet se kur do të zyrtarizohet Kilian Mbape te Real Madridi](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/05/Kilian-Mbape-te-Real-Madriid.jpg)
Mësohet se kur do të zyrtarizohet Kilian Mbape te Real Madridi
Kilian Mbape njoftoi zyrtarisht të premten se do të largohet nga Paris Sen Zhermeni në fund të sezonit. Siç pritet nga të gjithë, ylli francez do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë gjatë verës. Kontrata e tij me PSZH-në zyrtarisht skadon më 30 qershor.
Sipas raportimeve nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zyrtarizmi i tij te gjiganti spanjoll do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, aty ku madrilenët do të përballen me Borussia Dortmundin, më 1 qershor.
Mes Mbappes dhe “Los Blankos” mund të konsiderohet gjithçka e mbyllur, pasi ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi i dokumenteve.
25-vjeçari po largohet nga PSZH-ja pas gjashtë viteve. Ai me parisienët fitoi çdo trofe të mundshëm në Francë. Kapiteni i Francës në “Parc des Princes” ishte transferuar në vitin 2018 nga Monako, për 180 milionë euro.