Mësohet se përse mungoi Nedim Bajrami përball Monzës
Nedim Bajrami ishte një nga mungesat e mëdha të Sasuolos në ndeshjen që kjo skuadër luajti përballë Monzës në kampionat. Të gjithë mbeten të habitur kur emri i Bajramit nuk figuronte as në stolin e rezervave për skuadrën e drejtuar nga Alesio Dionisi, i cili u desh të ndryshonte edhe skemën e lojës duke llogaritur mungesën e shqiptarit dhe Berardit të dëmtuar.
Mediat pranë klubit kanë zbuluar arsyen pse Bajrami nuk ishte i grumbulluar në këtë sfidë dhe nuk e ndoqi duelin as nga tribuna. Mësohet se ai ka kaluar në ditën para ndeshjes një virozë dhe ishte me temperaturë, ndaj është menduar se nuk ishte në gjendjen e duhur shëndetësore për të qenë i gatshëm për sfidën në fjalë.
Parashikohet që Bajrami të jetë i gatshëm për duelin e fundjavës kundër Bolonjës, si pjesë e fazës ofensive të skuadrës së Sasuolos. Mesfushori kuqezi ka luajtur në këtë sezon 19 ndeshje, duke shënuar 1 gol, atë ndaj Interit.