
Mësohet se përse Serie A mund të ketë 5 skuadra në Ligën e Kampionëve
Pas eliminimit të Napolit dhe Interit nga Liga e Kampionëve, do të ishin vendimtare. Dhe kështu rezultoi. Avancimi përpara i Milanit, Atalantës dhe Romës në Ligën Evropa, të tria në çerekfinale, ashtu si Fiorentina në Ligën e Konferencës, ishin si një “dolli” për futbollin italian.
Tani ka mbetur shumë pak për ta siguruar edhe ekipin e pestë të Serie A në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Bonusi i kualifikimit i arritur nga të katër klubet që luanin të enjten ishte vendimtar: Italia kryeson tani renditjen speciale të UEFA-s me 17.713 pikë, përpara Gjermanisë dhe Anglisë.
Një rezultat më shumë se qetësues. Për vendin tjetër të disponueshëm (rregullorja parashikon që dy vendet e para dërgojnë nga 5 ekipe në Ligën e Kampionëve, në sezonin 2024-2025), anglezët duket se kanë një avantazh ndaj gjermanëve në sajë të 5 skuadrave që janë ende në garë.
Për momentin, Serie A do të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshme me 5 klube: Interi, Milani, Juventusi, Bolonja dhe Roma.