Meta kalon natën e parë në qeli, Blushi: Donin ta vrisnin, por dështuan! Ua tregojmë ne qejfin terroristëve tani
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar sërish për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai shprehet se arrestimi i Metës është akt terrorist. Sipas Tedi Blushit, skuadra terroriste që ka marrë pjesë në rrëmbimin e kreut të PL do të identifikohet me emra. Tedi Blushi thotë se çdo kush nga kjo skuadër do të ndëshkohet pa mëshirë.
“Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!
Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!
Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!
Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.
Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.
Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!”, shkruan Tedi Blushi.
/a.r