Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Shumë prej jush mund të përballeni me vështirësi për të rënë në gjumë shpejt, e sidomos pas një dite të ngarkuar me punë e stres.
Por, a keni dëgjuar ndonjëherë për metodën e famshme ushtarake që ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda pak minutave?
Teknika u zhvillua nga ushtria amerikane, me sa duket ‘kryesisht për pilotët luftarakë që kanë nevojë për 100 për qind të reflekseve të tyre’ dhe për ata në luftime aktive që duhet të jenë në gjendje të bien në gjumë në situata të zhurmshme dhe stresuese.
Në mënyrë që të bini në gjumë brenda pak minutash, duhet të rehatoheni dhe të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj.
Pasi ta keni mbizotëruar atë pjesë, mund të relaksoni ngadalë të gjithë trupin tuaj nga skalpi e poshtë – duke filluar nga balli dhe tiparet e fytyrës.
Bëni më të mirën për t’u siguruar që të mos jeni të tensionuar dhe t’i relaksoni krahët në të dyja anët.
Imagjinoni një ngrohtësi që përhapet nga koka juaj në majë të gishtave, pastaj vazhdoni në gjoks dhe merrni frymë thellë për ta relaksuar atë pjesë, përpara se të vazhdoni të relaksoni stomakun, kofshën, këmbët dhe shputat.
Ndjesia e ngrohtë duhet të imagjinohet nga zemra deri te gishtat e këmbëve.
Tani pjesa më e vështirë.
Për të rënë në gjumë, mendja juaj në mënyrë ideale duhet të pastrohet nga çdo faktor stresues.
Imagjinoni veten diku në një vend të qetë e komod, kinse jeni shtrirë në një varkë në një liqen të qetë.
Nëse ndjeni se ndonjë mendim po kalon në kokën tënde, atëherë për 10 sekonda thoni vetes, “mos mendo, mos mendo”.
Pas kësaj, ju mund të bini në gjumë. /Telegrafi/